Napoli ia kërkon 99 milionë euro Unitedit për Koulibalyn - Gazeta Express
string(56) "napoli-ia-kerkon-99-milione-euro-unitedit-per-koulibalyn"

Napoli ia kërkon 99 milionë euro Unitedit për Koulibalyn

Gazeta Express

29/02/2020 9:13

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ia ka vënë mbrojtësit Kalidou Koulibaly çmimin prej 99 milionë eurove, shkaku i interesimit të madh nga Manchester Unitedi, por edhe Paris Saint-Germaini për senegalezin.

Senegalezi është bërë njëri ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë, falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse. Nëse 28-vjeçari i bashkohet Djajve të Kuq këtë verë, ai do të ishte një ndihmë e madhe për Manchester Unitedin gjatë sezonit të ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Nëse transferimi zyrtarizohet, atëherë kjo do të ishte hera e dytë që Unitedi shpenzon shuma të mëdha parash për transferimin e një qendërmbrojtësi. Gjatë verës së kaluar, anglezët i paguan 80 milionë funte për Harry Maguire.

Koulibaly ka qenë në Napoli që nga viti 2014, kur u transferua nga Genku. Ai e zuri menjëherë një vend në ekipin e parë, duke qenë mbresëlënës edhe në Serie A edhe në Ligën e Kampionëve për klubin italian.

Për të thuhet se janë të interesuara edhe disa nga klubet më të mëdha të Evropës, si Barcelona, Real Madridi, Paris Saint-Germaini dhe Manchester City. /Gazeta Express/