Napoli fiton me përmbysje, fokusi te Barcelona - Gazeta Express
string(45) "napoli-fiton-me-permbysje-fokusi-te-barcelona"

Napoli fiton me përmbysje, fokusi te Barcelona

Gazeta Express

21/02/2020 22:39

Tri pikë të tjera në Serie A.

Napoli i Gennaro Gattusos vazhdon të bëjë paraqitje pozitive javëve të fundit në Itali.

Lexo Edhe:

Në mbrëmjen e së premtes, disa ditë para përballjes me Barcelonën, Napoli e mundi me përmbysje Brescian, 2-1..

Skuadra e Gattusos ishte duke humbur 1-0 deri në minutën e 50’ kur Lorenzo Insigne barazoi për 1-1.

Pak minuta më vonë, në atë të 54’, realizoi edhe Fabian, për t’ia dhuruar tri pikë Napolit, pasi doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Napoli në këtë ndeshje hyri pa Hysajn, Callejon, Milik, Lozano, Allan e Zielinski – që të gjithë duke u ruajtur për sfidën në Champions League që Napoli do ta zhvillojë me Barcelonën. /Gazeta Express/