Nakamura debuton me Kosovën në xhudo duke u kualifikuar në gjysmëfinale në Dubrovnik - Gazeta Express
string(84) "nakamura-debuton-me-kosoven-ne-xhudo-duke-u-kualifikuar-ne-gjysmefinale-ne-dubrovnik"

Gazeta Express

03/10/2020 14:05

Nakamura debuton me Kosovën në xhudo duke u kualifikuar në gjysmëfinale në Dubrovnik

Gazeta Express

03/10/2020 14:05

Xhudisti japonez Shigeki Nakamura ka bërë një debutim të suksesshëm me Kosovën.

Në Kupën Evropiane në Xhudo që është duke u zhvilluar në Dubrovnik ai ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.

Lexo Edhe:

Kualifikimin në gjysmëfinale Nakamura e siguroi pasi mposhti dy xhudistë nga Sllovenia, në kategorinë 73 kilogramë.

Së pari e mposhti Aljaz Plantakun, kurse në meçin e dytë ai e mposhti Goran Kelavan.

Në gjysmëfinale ai do të përballet me xhudistin serb, Gjorgje Stanojeviq.