Naftëtaret nuk dorëzohen pa diçka konkrete, Rama vijon me kushtet: Lini grevën dhe flasim - Gazeta Express
string(87) "naftetaret-nuk-dorezohen-pa-dicka-konkrete-rama-vijon-me-kushtet-lini-greven-dhe-flasim"

Naftëtaret nuk dorëzohen pa diçka konkrete, Rama vijon me kushtet: Lini grevën dhe flasim

Gazeta Express

28/10/2020 11:32

Teksa gratë naftëtare po bëjnë dy javë që qëndrojnë në grevë urie, kryeministri ka përcjellë këtë paradite mesazhin e tij për mbylljen e grevës dhe nisjen e bisedimeve, një kërkesë që ashtu si herët e tjera është refuzuar nga naftëtaret.

Këto të fundit kanë kërkuar takim me Ramën, por pa mbyllur kurrsesi grevën e urisë, pasi sipas tyre nuk është një ‘histori e panjohur’, që premtimet e politikës mbeten thjesht fjalë.

Lexo Edhe:

Një mesazh për Ramën e kanë patur dhe naftëtarët e tjerë që qëndrojnë pranë kolegeve të tyre në uzinën e Ballshit. Ata i kanë kërkuar Ramës, datën, vendin dhe orën për takimin dhe nëse ai u premton diçka konkrete për dhënien e pagave, atëherë ata janë të gatshëm të ulen me të.

“Ne i themi zotit kryeministër, faleminderit për këto mesazhe që na shkruan por ne nuk jemi kundër negociatave ose uljes me atë në tavolinë. Po e them në emrin tuaj, të na caktojë datën, orën dhe vendin e takimit. Në momentin që do ulemi dhe do marrim diçka konkrete nga zoti kryeministër atëherë kjo grevë do të mbyllet”, tha përfaqësuesi i naftëtarëve.

Por Rama është përgjigjur sërish dhe njëlloj si në të gjitha mesazhet e tij, kryeministri është shprehur se nuk ka ndërmend të ulet në tavolinën e bisedës pa u mbyllur më parë greva e urisë.

Rama: Miqtë e mi jo, më vjen keq po ne nuk do të ulemi dot në tavolinë pa u mbyllur greva! Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime dhe unë s’kam shkop magjik!