Mustafa nga LDK pas ofertës së re të Kurtit: Le t'i propozojnë tre kandidatë LVV e PDK, i pres deri në mesnatë - Gazeta Express
string(107) "mustafa-nga-ldk-pas-ofertes-se-re-te-kurtit-le-ti-propozojne-tre-kandidate-lvv-e-pdk-i-pres-deri-ne-mesnate"

Ballina

Gazeta Express

25/04/2026 12:01

Mustafa nga LDK pas ofertës së re të Kurtit: Le t’i propozojnë tre kandidatë LVV e PDK, i pres deri në mesnatë

Ballina

Gazeta Express

25/04/2026 12:01

Deputeti  i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pas ofertës së re të LVV-së që LDK e PDK të propozojnë tre emra për president.

Mustafa ka thënë se iu bën thirrje PDK-së e LVV-së që të propozojnë tre emra dhe që së bashku me votat që i kanë të zgjidhnin presidentin me lehtësi.

“Unë i ftoj LVV-në dhe PDK-në që së bashku të propozojnë 3 emra për President, kandidatë jashtë skenës aktuale politike.

Së bashku do ta zgjidhnin Presidentin me lehtësi me 88 vota (LVV 66 + PDK 22).

Për shkak të afateve kushtetuese, i pres deri nesër në mesnatë”, ka shkruar Mustafa

Advertisement
Advertisement
Advertisement