Hamza: Qeveria krejt veprimet po i merr për ta çuar vendin në zgjedhje, qe 26 vjet paslufte s’kam parë diçka të tillë e as mos pafsha - Gazeta Express
string(130) "hamza-qeveria-krejt-veprimet-po-i-merr-per-ta-cuar-vendin-ne-zgjedhje-qe-26-vjet-paslufte-skam-pare-dicka-te-tille-e-as-mos-pafsha"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 12:31

Hamza: Qeveria krejt veprimet po i merr për ta çuar vendin në zgjedhje, qe 26 vjet paslufte s’kam parë diçka të tillë e as mos pafsha

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 12:31

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë se Grupi Parlamentar i PDK-së nuk e mbështet shmangien e procedurave për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Ai kritikoi mënyrën se si Qeveria po i sjell ligjet në Kuvend në mënyrë të përshpejtuar e për të cilat tha se janë në kundërshtim me transparencën e llogaridhënien.

Hamza tha se këto veprime Qeveria po i ndërmerr për ta çuar vendin në zgjedhje.

“Qysh se prej fillimit tregohet që të gjitha veprimet, Qeveria po i ndërmerr që vendin ta çojë në zgjedhje.  Nisur prej deklaratave, fillimisht Kuvendin, Qeverinë, buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare, pastaj presidentin. Nuk ka pasë asnjë veprim, asnjë qëllim serioz në mirëbesim në bashkëpunim që vendit me i dhënë stabilitetit institucional dhe që vendit me i dhënë stabilitet politik. Ky nuk është rishikim. Këtu s’ka rishikim për komunat, për organizatat buxhetore. Qe 26 vjet paslufte asnjëherë s’kam parë diçka të tillë. As mos pafsha se keq është”.

Hamza tha se këto ndryshime po kërkohen të bëhen pa treguar qartë se nga vijnë mjetët.

“Po thoni shtoni edhe nja 122 milionë të parasë publike, na jepni mundësinë që në mënyrë abuzive ta bëjmë keqpërdorimin e parasë publike, për ta thjeshtësuar, ta bëjmë blerjen e votës përmes parasë publike dhe këtë në një procedurë të përshpejtuar”. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement