Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot Presidentin Historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të lindjes
Mustafa tha se Rugova ka udhëhequr popullin drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, të cilat e bëjnë atë një arkitekt i shtetit.
‘Presidenti Rugova padyshim është arkitekt i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Presidenti Ibrahim Rugova është vizionari i Republikës të Kosovës që e udhëhoqi popullin e saj drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, duke e bërë të mundshëm realizimin e aspiratave tona shekullore. Ai me diplomacinë e tij fitoi përkrahjen e botës demokratike dhe ndërtoi shumë miqësi në politikën ndërkombëtare, ka thënë Mustafa.
Siç thekson tutje Mustafa, LDK do të vazhdojë të mbrojë shtetësinë e Kosovës dhe partneritetin me SHBA’të dhe BE, rrugë kjo të cilën e ka trashëguar nga Rugova.
‘Lidhja Demokratike e Kosovës, me përkushtim do të vazhdojë ta mbrojë shtetësinë e Kosovës, partneritetin me SHBA-të dhe shtetet e BE-së, rrugë të cilën e ka trashëguar nga Presidenti Rugova’, ka përfunduar Mustafa.