Murray, pasi Djokovic vuri në rrezik US Open: Amerika s’është Serbi apo Kroaci - Gazeta Express
string(75) "murray-pasi-djokovic-vuri-ne-rrezik-us-open-amerika-seshte-serbi-apo-kroaci"

Murray, pasi Djokovic vuri në rrezik US Open: Amerika s’është Serbi apo Kroaci

Gazeta Express

24/06/2020 13:55

Tenisti britanik, Andy Murray, e pranon se US Open mund të suspendohet shkaku i infektimit të katër tenistëve që morën pjesë në turneun Adria Tour të Novak Djokovicit, megjithatë ai thotë se Shoqata e Tenisit e ShBA-së mund të vendosë të mos i ndryshojë planet pasi që ata s’i kanë protokollet dhe masat si në Serbi dhe Kroaci.

Pasi ATP-ja vendosi t’i suspendojë të gjitha garat zyrtare të tenisit shkaku i përhapjes së Covid-19 në botë, Novak Djokovic e nisi një turne më 13 qershor në Beograd, që më pas u zhvendos në Zadar të Kroacisë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tenistët Grigor Dimitrov, Borna Coric dhe Viktor Troiki të gjithë rezultuan pozitiv me Covid-19 gjatë fundjavës, ndërsa të njëjtin fat e pësoi edhe Novak Djokovic të martën.

Kjo ka bërë që planet për kthimin e garave zyrtare të tenisit në gusht të vihen në pikëpyetje, veçanërisht turneu US Open që planifikohej të nisë më 24 gusht. Por, Murray beson se turneu amerikan do të ketë mundësi të zhvillohet prapëseprapë.

“Disa njerëz kanë thënë që ndoshta kjo e rrezikon US Open-in, gjë që mund të rezultojë e vërtetë. Por, masat dhe protokollet që janë vendosur nga Shoqata e Tenisit e ShBA-së janë të ndryshme nga Serbia dhe Kroacia”, ka thënë Murray.

“Pikë së pari, s’do të lejohen tifozët. Koronavirusit nuk i intereson se kush jemi ne. Ajo që ne duhet ta bëjmë është ta respektojmë atë dhe t’i respektojmë rregullat”.

“Nuk mendoj se ky është një imazh i mrekullueshëm për tenisin. E vetmja gjë pozitive është që deri në momentin kur të jetë e sigurt, ne s’do të kemi tifozë të pranishëm në evente në mënyrë që ta ulim rrezikun sa më shumë”. /Gazeta Express/