Muriqi shpëton për pak: “Ndjeva dhimbje, u largova për të mos rrezikuar” - Gazeta Express
string(68) "muriqi-shpeton-per-pak-ndjeva-dhimbje-u-largova-per-te-mos-rrezikuar"

Muriqi shpëton për pak: “Ndjeva dhimbje, u largova për të mos rrezikuar”

Gazeta Express

07/12/2019 0:01

Muriqi thotë se është mirë, teksa ka bërë të ditur se shumë lehtë ka mundur t’i rikthehet lëndimi

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka vazhduar me formën e mirë në Turqi.

Lexo Edhe:

Ai është kthyer disa ditë më parë nga lëndime dhe për tri ndeshje me radhë, ka shënuar e asistuar, duke treguar që dëmtimi i takon të kaluarës.

Megjithatë, 25-vjeçari ka shpëtuar lehtë të premten në fitoren 5-2 të Fenerbahçes kundër Genclerbirligi, ku sulmuesi prizrenas shënoi dy gola.

Pas ndeshjes, ai konfirmoi se u largua nga fusha në minutën e 77’ për shkak të disa shqetësimeve të vogla.

Dola nga loja për të mos rrezikuar. E ndjeva një dhimbje të lehtë, dhe nuk rrezikova për të vazhduar. Besoj se për 2-3 ditë do të përmirësohem dhe do të jem 100% i gatshëm për ndeshjen e radhës”, deklaroi Muriqi pas ndeshjes.

Muriqi duke festuar golin e dytë personal dhe të tretin për Fenerbahçen në fitoren 5-2 ndaj Genclerbirligi

Muriqi u vlerësua si më i miri i takimit, duke u shpërblyer me notën më të madhe, 8.8.

14 ndeshje, 10 gola dhe 3 asiste – sulmuesi i ‘Dardanëve’ me të vërtetë po shijon sezonin më të mirë në karrierë. /Gazeta Express/