Muriqi shënon dy gola në fitoren e madhe të Fenerbahçes - Gazeta Express
string(55) "muriqi-shenon-dy-gola-ne-fitoren-e-madhe-te-fenerbahces"

Muriqi shënon dy gola në fitoren e madhe të Fenerbahçes

Gazeta Express

06/12/2019 20:42

Tjetër ndeshje, tjetër paraqitje e mirë, të tjerë gola. Vedat Muriqi vazhdon me formën e mirë në Turqi

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka vazhduar me formën e mirë në Turqi.

Lexo Edhe:

Ani pse ka vetëm pak kohë që është kthyer nga dëmtimi, ai ka arritur të realizojë disa gola, duke treguar se menjëherë është rikthyer në super formë, aty ku e ka lënë.

Muriqi këtë të premte ka realizuar dy herë në fitoren 5-2 të Fenerbahçes kundër Genclerbirligi.

Ai fillimisht shënoi për të barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 23-të, derisa shënoi edhe për 3-1 në minutën e 39-të.

14 ndeshje, 10 gola dhe 3 asiste – Muriqi me të vërtetë po shijon sezonin më të mirë në karrierë. /Gazeta Express/