Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric ka folur pas ndeshjes së Kosovës me Slloveninë.
Kjo ndeshje, e luajtur në “Fadil Vokrri”, u mbyll pa gola, derisa Muric ishte një nga më të mirët e ndeshjes.
Ai ka thënë se ky barazim e mban ende në lojë Kosovën.
“Në mbrojtje kemi luajtur për herë të parë së bashku, paraqitja ishte shumë e mirë. E ardhmja është e ndritur. Duhet të vazhdojmë para, të kemi besim. Kemi kërkuar fitoren sonte, por edhe barazimi nuk është rezultat i keq. Barazimi na mban në lojë”, ka thënë ai.
Kosova ka tashmë katër pikë pas tri ndeshjeve, teksa grupin e kryeson Zvicra me nëntë pikë. “Dardanët” janë të dytit në grup./GazetaExpress/