Munishi këshillon lojtarët e Ballkanit: Mos pranoni çfarëdo oferte nga klubet e Evropës - Gazeta Express
string(86) "munishi-keshillon-lojtaret-e-ballkanit-mos-pranoni-cfaredo-oferte-nga-klubet-e-evropes"

Gazeta Express

06/03/2020 20:34

Munishi këshillon lojtarët e Ballkanit: Mos pranoni çfarëdo oferte nga klubet e Evropës

Gazeta Express

06/03/2020 20:34

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i ka këshilluar lojtarët nga Kosova, jo vetëm ata të skuadrës së tij, se të mos pranojnë çfarëdo oferte nga klubet evropiane vetëm sa për të luajtur në një ligë më të fortë, por t’i vlerësojnë në mënyrë objektive ato oferte.

Ismet Munishi dhe ekipi i tij, Ballkani, kanë qenë protagonistë në këtë sezon 2019/20 të Ipko Superligës së Kosovës. Aktualisht, klubi nga Suhareka e kryeson tabelën e ligës me 44 pikë, tri pikë më shumë sesa dy nga rivalët për titull – Gjilani e Prishtina, transmeton Gazeta Express.

Përveç Munishit, vëmendje të madhe në skuadrën e Ballkanit ka marrë edhe treshja e sulmit të skuadrës, Blend Baftiu – Arbër Hoxha – Jetmir Topalli.

Munishi thotë se ka gjasa reale që të tre këta lojtarë të shiten gjatë afatit kalimtar të verës, sapo të përfundojë ky sezon pasi që tashmë çdo ditë Ballkani po merr oferta nga klubet jashtë për këta lojtarë.

Megjithatë, ai ka thënë se pret që edhe Ballkani të fitojë financiarisht nga shitja e këtyre lojtarëve, që kanë vlerë mjaft të madhe në treg, përderisa i këshilloi lojtarët që të mos pranojnë çfarëdo oferte nga klubet evropiane.

“Unë jam ithtar që ta bëjmë standard që lojtarët nga Kosova të mos shkojnë me çdo kusht dhe në ç mënyrë te klubet nga Evropa. Jo vetëm klubi ynë, por të gjitha klubet – Prishtina, Feronikeli, Gjilani, Drita…”, tha Munishi në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Të përfitojmë prej futbollistëve sepse i kemi presidentët që normalisht i kanë dy mundësi te ne në Kosovë: ose të përfitojmë nga transferimi i lojtarëve, ose të arrijmë sukses në garat evropiane. Këtu mund ta shohim se si mund t’i kthejë një klub mjetet që i investon”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement