string(116) "mundet-me-shku-te-gjakderdhja-po-mvjen-marre-e-knej-po-duhet-me-shku-nuk-eshte-per-me-kesh-beke-berisha-per-kuvendin"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 21:13

“Mundet me shku te gjakderdhja – Po m’vjen marre e knej po duhet me shku – Nuk është për me kesh”, Bekë Berisha për Kuvendin

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 21:13

Deputeti nga radhët e AAK’së, Bekë Berisha ka folur për bllokimin e institucioneve të vendit, ku nuk po arrin të konstituohet Kuvendit i Kosovës.

Berisha në emisionin Pressing në T7 ka thënë se krejt kjo situatë është shqetësuese.

“Kemi dhënë opsione, situata është shqetësuese, nuk është për me kesh, kështu nuk ka as në Afrikë, jemi në një situatë, ku kemi dalë prej tradite, përqamja është aq e madhe saqë nuk kemi mundësi as me komuniku mes veti si njerëz e si deputetë, e populli po na sheh.

Partia më e madhe i ka fajet, se atyre iu takon me gjet zgjedhjen. Mirëpo nuk ka as komunikim”.

Tutje, Berisha ka shpjeguar pse e ka shkruar statusin ku e përmendi edhe gjakderdhjen.

Ai tha se nuk ka kërcënuar askënd, mirëpo rrethanat gjeopolitike që po ndodhin edhe në Kosovë, sipas tij, mund të çojnë deri në gjakderdhje.

“Mu kishin lajmëru qindra njerëz, se ky e përmendi gjakderdhjen. Te shpjegoj për ata që dojnë me dëgju, unë mendoj që jam ndër të paktët të informum në Kosovë se qysh mundet me shku rrethanat.. e ke një luftë që po ndodh në Ukrainë, e ki Palestinën, që pothuajse u bë gjenocid, e kemi pas sulmin terrorist në Mitroivcë, dhe pushteti jonë e shpallën fitoren. Kështu ndodh, shkon rrjedhja edhe bëhet gjakderdhja.

E kam obligim si njeri i zgjedhur, se nëse na sillemi si të papërgjegjshëm, në këtë formë, kemi me shku edhe deri aty. Nuk e kam kërcënu kërkon, mirëpo rrethanat gjeopolitike, janë qasi soji edhe në Kosovë që mundet me ndodh edhe me shku te gjakderdhja”, përfundoi Berisha.