Muller bëhet cak i talljeve – “I talentuar, por jo për harkime nga korneri” - Gazeta Express
string(70) "muller-behet-cak-i-talljeve-i-talentuar-por-jo-per-harkime-nga-korneri"

Gazeta Express

04/03/2020 13:55

Muller bëhet cak i talljeve – “I talentuar, por jo për harkime nga korneri”

Gazeta Express

04/03/2020 13:55

Ylli veteran i Bayern Munichut, Thomas Muller, është bërë cak i talljeve në rrjete sociale për shkak të gabimit të tij në një korner, kur tentoi ta harkojë topin në zonë, por në vend të kësaj e gjuajti atë jashtë vijave.

Thomas Muller është i aftë për të bërë shumë gjëra në fushën e lojës në futbollit. Ai shpeshherë di të shfaqet në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe ka sy të mirë për t’i parë bashkëlojtarët kur ata janë në pozita më të mira se ai, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, harkimi i topin në zonë nga korneri duket se është një aspekt i lojës që 30-vjeçari nuk e ka mjeshtëruar ende.

Edhe pse Bayerni arriti ta mposhtë me rezultat 1:0 Schalken në çerekfinalen e kësaj jave të Kupës së Gjermanisë, kjo natë ishte një për t’u harruar për Mullerin, pasi që ai ishte përgjegjësi për momentin që mori më së shumti vëmendja nga ndeshja e së martës.

“Thomas Muller – njeri i shumë talenteve. Vetëm jo për kornerë”, shkroi faqja zyrtare e Kupës së Gjermanisë në Twitter. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement