Jasmin Mujanoviq, politolog i specializuar në politikën e Evropës Juglindore, ka deklaruar se rivendosja e marrëdhënieve të Uashingtonit me Serbinë është një gabim.
Në një shkrim të publikuar në foreignpolicy.com ai shkruan se”më 17 korrik, Shtetet e Bashkuara dhe Serbia njoftuan së bashku nisjen e një dialogu strategjik – një strukturë zyrtare dhe të përhershme për angazhimin diplomatik mes dy vendeve. Ky zhvillim nuk është ndonjë ndryshim i jashtëzakonshëm; SHBA-ja mban marrëdhënie të ngjashme me dhjetëra vende të tjera, madje edhe në Ballkanin Perëndimor me Slloveninë, Kroacinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, thotë ai.
Sipas tij, megjithatë, ky hap ngre shqetësime për drejtimin e politikës së jashtme amerikane dhe ndikimin e saj në sigurinë dhe stabilitetin e një rajoni shumë të brishtë. “Kjo është veçanërisht e çuditshme në kontekstin e afrimit në rritje të Serbisë me Kinën dhe ambicieve të udhëheqësve të saj drejt një modeli autoritar”, shkrun ai.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...