Muaj më pas, Adri dhe Iliriana ndajnë momentet më unike të dasmës - Gazeta Express
string(64) "muaj-me-pas-adri-dhe-iliriana-ndajne-momentet-me-unike-te-dasmes"

Yjet

Gazeta Express

18/06/2025 20:20

Muaj më pas, Adri dhe Iliriana ndajnë momentet më unike të dasmës

Yjet

Gazeta Express

18/06/2025 20:20

Çifti simpatik Adri dhe Iliriana i thanë “PO” njëri-tjetrit në një ceremoni të ëndrrave vitin që lamë pas, duke kurorëzuar dashurinë e tyre me një dasmë të paharrueshme.

Atmosfera ishte plot emocion dhe dashuri, ku përveç familjarëve e miqve të afërt, të pranishëm ishin edhe shumë personazhe të njohur të ekranit dhe ish-banorë të Big Brother VIP Kosova, të cilët ndanë çaste të veçanta nga nata festive në rrjete sociale.

Për të gjithë ndjekësit dhe adhuruesit e tyre, Adri dhe Iliriana kanë vendosur të ndajnë tani edhe më shumë nga kjo natë e paharrueshme. Në kanalin e tyre në YouTube, ata kanë publikuar pamjet më emocionuese dhe më të bukura nga dasma e tyre.

Ky publikim vjen si një dhuratë për të gjithë ata që i kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tyre – dhe padyshim, është një video që nuk duhet humbur.

Ndiqni momentet magjike të dasmës në linkun më poshtë! /Prive – nga Liberta Spahiu/