MPB-ja digjitalizon procedurat për lejet e armëve, kërkesat do të bëhen online - Gazeta Express
string(77) "mpb-ja-digjitalizon-procedurat-per-lejet-e-armeve-kerkesat-do-te-behen-online"

Maqedoni

Gazeta Express

17/06/2026 11:27

MPB-ja digjitalizon procedurat për lejet e armëve, kërkesat do të bëhen online

Maqedoni

Gazeta Express

17/06/2026 11:27

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar zgjerimin e shërbimeve elektronike me qëllim që procedurat për lëshimin dhe vazhdimin e lejeve për armë të jenë më të shpejta dhe më efikase.

Edhe pse me ndryshimet e reja ligjore afati i vlefshmërisë së lejeve do të shkurtohet nga 10 në 5 vjet, nga MPB-ja sigurojnë se digjitalizimi do ta lehtësojë ndjeshëm procesin për qytetarët.

Në periudhën e ardhshme parashihet vendosja e mundësisë për paraqitjen elektronike të kërkesave për leje armësh, si për personat fizikë ashtu edhe për personat juridikë. Gjithashtu, në formë elektronike do të jetë e qasshme edhe vërtetimi për armët e kategorisë D.

Ndihmësministri Jovan Altanxhiev njoftoi se gjatë një viti e gjysmë janë zgjidhur rreth 15.000 lëndë, që paraqet një rritje shumëfish më të madhe krahasuar me mesataren e viteve të kaluara. Sipas tij, ky rezultat është arritur falë digjitalizimit të pjesshëm dhe lidhjes së evidencave të MPB-së me institucionet gjyqësore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement