Mozzik ka uruar festën e Kurban Bajramit duke thënë se këtë herë ai do të qëndrojë në shtëpi dhe nuk pret asnjë mysafir.
Reperi Mozzik është shfaqur në një foto duke mbajtur në krahët e tij një kurban dhe pikërisht me këtë fotografi ia ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Bajramit.
E në shkrimin e urimit Mozzik e cek se ai këtë Bajram nuk e ka në plan të bëjë asnjë vizitë te askush, madje as te gjyshërit e tij, skruan Gazeta Express.
Përpos që nuk do të shkojë, ai e ka cekur se as nuk pret askënd që të shkojë ta vizitojë në shtëpinë e tij, pasi këtë herë nuk do të presë mysafirë.
E gjithë kjo për shkak të gjendjes së rënduar me COVID-19 që është bërë kohët e fundit në Kosovë, e për shkak të virusit Mozzik nuk do të rrezikojë askënd.
Megjithatë, ai ka një rekomandim për gjithë ndjekësit e tij.
Reperi thotë se ata mund të kalojnë ditën duke dëgjuar albumin e tij më të ri, “MozzArt”, i cili është publikuar pikërisht sot./Gazeta Express/
View this post on InstagramA post shared by MOZZIK (@mozzik) on