Mozzik paralajmëron album të ri: Do jetë më i fortë në histori - Gazeta Express
string(61) "mozzik-paralajmeron-album-te-ri-do-jete-me-i-forte-ne-histori"

Mozzik paralajmëron album të ri: Do jetë më i fortë në histori

Muzike

Gazeta Express

14/05/2024 21:39

Reperi Mozzik ka qënë aktiv kohëve të fundit teksa është parë të shpërndajë postime të ndryshme duke paralajmëruar se diçka e madhe do të vijë prej tij së shpejti.

Me siguri ajo çfarë ju ka rënë në sy më së shumti ka qenë “Mërgimi” apo jo?

Lexo Edhe:

Së fundmi ai ka bërë një njoftim misterioz, por goxha të bujshëm.

Nëpërmjet dy postimeve në llogarinë personale të Instagram-it, të ndara pasditen e sotme, Mozzik-u shkruan:

“20 këngë komplet të reja. Besën e keni që keni për të dëgjuar albumin më të fortë në Shqiptari najher. Edhe akoma nuk ju kam treguar asgjë. Këto ditë do të flasim përsëri. Ju dua!”.