Piloti lituanez Arminas Jasikonis ndodhet në gjendje kome të komanduar, pas aksidentit që ka pësuar ditën e diel, në garat e kampionatit MXGP.
Ai ishte protagonist i një rrëzimi dhe qëndroi në tokë pa lëvizur deri në momentin që erdhi ndihma e shpejtë dhe u dërgua me urgjencë në spital me një helikopter privat.
Aksidenti ndodhi në Mantova të Italisë, në garat e kampionatit MXGP dhe situata shëndetësore e pilotit duket e rëndë.
“Mjekët diagnostikuan një traumë celebrale në tru dhe ai hyri në koma të komanduar, për të stabilizuar gjendjen e tij. Gjendja është e rëndë dhe ky është një moment i vështirë për pilotin dhe familjen e tij”, thanë mjeket dhe menaxheri i pilotit.
Arminas Jasikonis, 23 vjeç, garon për skuadrën Rockstar Energy Husqvarna Factory Racing MXGP.
Arminas Jasikonis crash mxgp mantova 2020
Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.