string(35) "moti-neser-dhe-diteve-ne-vazhdim-65"

Gazeta Express

11/06/2025 23:15

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Gazeta Express

11/06/2025 23:15

Nesër në Kosovë pritet mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë veror, por pa nxehtësi ekstreme. Temperaturat minimale pritet të ulen deri në 11 gradë Celsius, kurse maksimalet deri në 29 gradë Celsius në Rrafshin e Kosovës e 31 në Rrafshin e Dukagjinit. Në disa zona do të fryjnë erëra të freskëta nga veriu.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Enjten pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxhetë veror. Do të jetë nxehtë sidomos në perëndim të Shqipërisë. Në viset tjera pak më freskët nëse mund të themi, ndërsa orëve të pasdite mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë në disa vise në jug dhe lindje të Shqipërisë dhe ndoshta edhe perëndim të Maqedonisë së Veriut.

Këto rrebeshe do të jenë të izoluara dhe kryesisht në viset kodrinore-malore.

E Premtja dhe fundjava me mot kryesisht me diell dhe të nxehtë veror. Të shtunën pritet të kemi ulje të temperaturave por jo shumë të theksuara. Gjithnjë pa reshje atmosferike përpos disa viseve të rralla kodrinore-malore.

Të Dielen ngrohtë, me diell dhe stabil./MeteoBallkan