Moti nesër dhe ditëve në vazhdim - Gazeta Express
string(36) "moti-neser-dhe-diteve-ne-vazhdim-117"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 23:04

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 23:04

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira, intervale kohore me diell dhe reshje të izoluara shiu. Pasdite dhe në mbrëmje pritet ë vranësrat të dendësohen duke gjeneruar reshje shiu dhe mundësi edhe për rrebeshe me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta për këtë periudhë kohore dhe maksimalet pritet të arrijnë deri në 17, madje mund të ndodh edhe 18 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të ketë më shumë vranësira dhe reshje të shpeshta atmosferike edhe gjatë dites dhe po ashtu në mbrëmje. Vende-vende prapë priten reshje dhe rrebeshe intensive.

E Shtuna sjellë vranësira dhe në disa zona intervale kohore me diell. Reshje të reja shiu priten në gati të gjitha vise gjatë dites, pasdite dhe në mbrëmje. Në veri të Malit të Zi do të fillojnë reshje të dendura bore. Reshje shqote e bore mund të ketë vonë në mbrëmje edhe në disa vise në Kosovë.

Të dielën ulje e temperaturave dhe vazhdojnë reshje të shpeshta, lokale shiu e në disa zona edhe bore./MeteoBallkan