Moti deri të premten: Java nis me riga të mundshme lokale shiu, temperatura deri në 30 gradë më pas - Gazeta Express
string(97) "moti-deri-te-premten-java-nis-me-riga-te-mundshme-lokale-shiu-temperatura-deri-ne-30-grade-me-pas"

Lajme

Gazeta Express

06/07/2026 14:55

Moti deri të premten: Java nis me riga të mundshme lokale shiu, temperatura deri në 30 gradë më pas

Lajme

Gazeta Express

06/07/2026 14:55

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për periudhën nga sot deri të premten, duke bërë të ditur se vendi do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme.

Sipas IHMK-së, gjatë javës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa temperaturat do të jenë tipike për muajin korrik, me mëngjese të freskëta dhe ditë të ngrohta.

Sot dhe nesër parashihen edhe riga lokale shiu në zona të izoluara, ndërsa në përgjithësi kushtet meteorologjike do të jenë të favorshme për aktivitetet e përditshme dhe punimet sezonale në bujqësi, thotë IHMK.

Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin nga 8 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 24 deri në 30 gradë. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe perëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement