Mosnjohja e diplomave nga Serbia mban peng të rinjtë shqiptarë në Luginë - Gazeta Express
string(72) "mosnjohja-e-diplomave-nga-serbia-mban-peng-te-rinjte-shqiptare-ne-lugine"

Gazeta Express

16/12/2019 11:41

Me i fundit

Mosnjohja e diplomave nga Serbia mban peng të rinjtë shqiptarë në Luginë

Gazeta Express

16/12/2019 11:41

Të rinjtë e Luginës së Preshevës, të cilët studiojnë në Kosovë, kanë vështirësi të gjejnë punë në Serbi, pasi atyre nuk iu njihen diplomat.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar shumë marrëveshje në nivel teknik, por shumë nga to mbeten të pazbatuara për shkak se mungon vullneti nga të dy palët.

Lexo Edhe:

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë viktimë e raporteve Kosovë-Serbi.

Kosova dhe Serbia kanë arritur më shumë se 20 marrëveshje teknike, duke përfshirë edhe njohjen e diplomave universitare.

Shumë nga këto marrëveshje ende nuk zbatohen, sepse mungon vullneti nga të dy palët.