string(111) "mosfunksionimi-i-numrave-emergjente-komuna-e-prishtines-del-me-sqarim-ka-pasur-prishje-teknike-nga-ana-e-ptk-se"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 15:53

Mosfunksionimi i numrave emergjentë, komuna e Prishtinës del me sqarim: Ka pasur prishje teknike nga ana e PTK ‘së

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 15:53

Komuna e Prishtinës, ka dalë me një sqarim për qytetarët lidhur me mosfunksionimin e numrave kujdestarë emergjent të qytetit, duke thënë se ‘‘numrat 0800 122 33 dhe 0800 122 44 i përkasin Qendrës Operative Emergjente të Kryeqytetit, dhe jo Drejtorisë së Inspeksionit’’, shkruan Gazeta Express.

Nga komuna është thënë se të dy këta numra, kanë qenë jashtë funksionit për një periudhë kohore njëorëshe për shkak të një prishjeje teknike nga ana e PTK-së.

‘‘Theksojmë se kjo ndërprerje nuk është shkaktuar me qëllim, dhe nuk ka pasur asnjë synim për të shmangur komunikimin apo raportimin e rasteve dhe ankesave nga qytetarët’’, thuhet mes tjerash në reagim.

Tutje, nga komuna i është drejtuar qytetarëve duke u thënë se kur  s’arrini të lidheni me operatorin kujdestar, kjo ndodh për shkak të numrit të madh të thirrjeve dhe ngarkesës së madhe që kjo Qendër ka gjatë 24 orëve të punës së saj.

Reagimi:

Sqarim për opinionin publik lidhur me mosfunksionimin e numrave kujdestarë emergjent të Kryeqytetit

Të nderuar qytetarë,

Pas disa videove që po qarkullojnë në rrjetet sociale lidhur me mosfunksionimin e numrave kontaktues/kujdestarë, dëshirojmë të ju informojmë se numrat 0800 122 33 dhe 0800 122 44 i përkasin Qendrës Operative Emergjente të Kryeqytetit, dhe jo Drejtorisë së Inspeksionit.

Për një periudhë rreth njëorëshe, të dy numrat kanë qenë jashtë funksioni për shkak të një prishjeje teknike nga ana e PTK-së.

Theksojmë se kjo ndërprerje nuk është shkaktuar me qëllim, dhe nuk ka pasur asnjë synim për të shmangur komunikimin apo raportimin e rasteve dhe ankesave nga qytetarët.

Gjithashtu, ju lutemi të keni parasysh se në rastet kur nuk arrini të lidheni me operatorin kujdestar, kjo ndodh për shkak të numrit të madh të thirrjeve dhe ngarkesës së madhe që kjo Qendër ka gjatë 24 orëve të punës së saj.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ju siguron se çdo ankesë e paraqitur nga ana juaj pranohet, trajtohet dhe përcillet tek drejtoritë përkatëse. /GazetaExpress