Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Prishtinës dhe Llapit, e vlefshme për finalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Rezultati pas 45 minutave të parë është i barabartë, 0:0, shkruan Gazeta Express.
Prishtina i pati disa raste të mira shënimi, por disa gjuajtje përfunduan jashtë, e disa të tjera i priti portieri Coric.
Kujtojmë se fituesi i kësaj finaleje kualifikohet për garat evropiane sezonin e ardhshëm.