Mos e kombinoni qumështin me këto produkte - Gazeta Express
string(42) "mos-e-kombinoni-qumeshtin-me-keto-produkte"

Mos e kombinoni qumështin me këto produkte

Gazeta Express

05/12/2019 17:31

Roli i qumështit për shëndetin e njeriut është shumë i rëndësishëm. Ai ka përbërës ushqimorë, të cilët janë të domosdoshëm për zhvillimin sa më të mirë të eshtrave, lëkurës, për një tretje sa më të mirë si dhe për parandalimin e disa sëmundjeve.

Mirëpo, qumështi është pak delikat në kuptim të kombinimit me ushqime të tjera, për shkak se ka tendencë të shkaktoj probleme me tretjen. Prania e disa baktereve në të, mund të shkaktoj prishje të ekuilibrit të mikrobiomës së stomakut si dhe fryrje të barkut.

Lexo Edhe:

Një nga produktet me të cilat qumështi nuk duhet kombinuar janë frutat. Disa nga arsyet përse qumështi nuk duhet të kombinohet me fruta janë:Sipas mjekësisë së lashtë holistike, qumështi nuk duhet kombinuar me fruta acidikë apo të ëmbël, për shkak se ndikon negativisht tek tretja e frutave dhe nxit fermentimin e sheqerit në stomak.

Kur qumështi kombinohet me fruta acidikë, ai thartohet dhe shkakton aciditet akoma më të lartë në stomak.I vetmi kombinim, i cili nuk ka pasoja negative për shëndetin është kombinimi i qumështit me avokado, rrush të thatë, fiq të thatë dhe hurma arabie.