Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy shtetas, të dyshuar për marrjen pa dëshirë të një 56-vjeçari, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në kryeqytet.
Sipas burimeve zyrtare, Përparim Mehmeti, 56 vjeç, është marrë pa dëshirën e tij nga dy persona dhe është mbajtur për disa orë në një lokal, ku të dyshuarit kanë qëndruar me të, kanë ngrënë dhe pirë, por nuk e kanë dhunuar fizikisht.
Dyshohet se motivi i ngjarjes lidhet me konflikte të mëparshme që autorët kanë pasur jashtë shtetit me djalin e Mehmetit. Pas disa orësh qëndrimi në lokal, të dyshuarit i kanë porositur një taksi 56-vjeçarit, i cili është kthyer më pas në banesën e tij.
Policia ka nisur hetimet për veprën penale të heqjes së paligjshme të lirisë, ndërsa dy autorët janë shpallur në kërkim, dhe vijon puna për kapjen e tyre.