Ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar më herët kërkesën e tij, për shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Hetimet ndaj tij u mbyllën në korrik të këtij viti, ndërsa Çyrbja u vu në pranga vitin e shkuar.
Përveç tij, për gjykim janë dërguar edhe dy të pandehurit e tjerë Ahmet Masha dhe Altin Hajri.
Zyrtarisht ndaj Çyrbjes rëndojnë pesë vepra penale: ai ka dy akuza për “Tregim të sekretit shtetëror”, dy akuza për “Përkrahje e autorit të krimit” si dhe një akuzë për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.
Treshja akuzohet se kanë shpërndarë të dhëna sekrete nga sistemi TIMS dhe kanë dekonspiruar Policinë e Shtetit te persona të shpallur në kërkim, përmes platformave të enkriptuara “SkyECC” dhe “Matrix”.
Bisedat e enkriptuara kanë zbuluar se Jurgis Çyrbja, i ka ofruar dhe premtuar të pandehurit Altin Hajri, se do të ushtronte ndikim tek agjencitë e zbatimit të ligjit (polici dhe prokurori), në këmbim të mbështetjes elektorale. Ndërsa Hajri, ka pranuar favoret e ofruara prej deputetit, në këmbim të votimit në favor të tij, si dhe angazhimit për t’i siguar vota.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...