Momenti kur protestuesit thyejnë me gurë dhe sende të forta xhamat e automjetit të policisë në Tiranë - pamje - Gazeta Express
string(107) "momenti-kur-protestuesit-thyejne-me-gure-dhe-sende-te-forta-xhamat-e-automjetit-te-policise-ne-tirane-pamje"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2026 14:52

Momenti kur protestuesit thyejnë me gurë dhe sende të forta xhamat e automjetit të policisë në Tiranë – pamje

Lajme

Gazeta Express

02/07/2026 14:52

Situata është tensionuar gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku një grup protestuesish kanë kaluar nga hedhja e vezëve dhe miellit në akte dhune dhe vandalizmi.

Gjatë përplasjes, disa protestues kanë sulmuar një automjet të Policisë së Shtetit, duke i thyer xhamat. Fillimisht ata kanë hedhur gurë në drejtim të mjetit, ndërsa më pas kanë marrë gardhe metalike dhe i kanë përplasur disa herë mbi automjet, duke i shkaktuar dëmtime.

Pas incidentit, forcat e Policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën, duke ndjekur personat e përfshirë në aktet e dhunës dhe duke shoqëruar disa prej tyre.

Protesta para Kuvendit ka vijuar gjatë gjithë paradites, ndërsa në disa momente është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit./EuronewsAlbania/

VIDEO

Advertisement
Advertisement
Advertisement