Momenti kur një tifozë për pak sa nuk e godet Messin me shishe uji plastike - Gazeta Express
string(75) "momenti-kur-nje-tifoze-per-pak-sa-nuk-e-godet-messin-me-shishe-uji-plastike"

Futboll

Gazeta Express

04/09/2023 19:59

Momenti kur një tifozë për pak sa nuk e godet Messin me shishe uji plastike

Futboll

Gazeta Express

04/09/2023 19:59

Të dielën në mbrëmje, pasi Inter Miami i Lionel Messi mposhti Los Angelos FC ka mundur të goditet me një shishe uji plastike nga një fans, e cila goditje për pak sa nuk e goditi atë

Pas ndeshjes, fituesi i Botërori qëndroi në fushë për koxha do kohë pasi që ai ishte njoftuar me disa yje të Hollywoodit si aktorin Owen Wilson dhe yllin e LAFC, Giorgio Chiellini.

Derisa ai po largohej për të hyrë në tunel të stadiumit BMO, një shishe uji plastike u hodh në drejtim të argjentinasit.

Për fatin e mirë të tij fansi nuk arriti ta gjuaj atë në kokë dhe shishja goditi barrierën afër tij, e cila gjë bëri që sigurimi të ngutet për ta futur atë në zonën e sigurisë, korridor të stadiumit.

Kalimi i Messit në Inter Miami ishte si një dhuratë për Heronët pasi që sulmuesi ka kontribuar në 16 gola në vetëm 11 paraqitje. Derisa kualifikimi për në playoff të MLS duket i vështirë në letër, duket se kjo mund të ndodh dhe klubi ta arrijë këtë për herë të parë në histori të MLS.

Inter Miami dhe Messi do të ndahen për dy javët e ardhshme pasi që argjentinasi do të jetë i involvuar me Kombëtaren e tij të cilët do të luajnë kundër Ekuadorit dhe Bolivisë në ndeshje kualifikuese për Botërorin 2026. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement