Momenti i largimit të Trump me helikopter nga Shtëpia e Bardhë - Gazeta Express
string(62) "momenti-i-largimit-te-trump-me-helikopter-nga-shtepia-e-bardhe"

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 14:29

Momenti i largimit të Trump me helikopter nga Shtëpia e Bardhë

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 14:29

Donald Trump presidenti i 45-të i ShBA’së sot ka përfunduar mandatin e tij 4 vjeçar, raporton Gazeta Express.

Trump sëbashku me gruan e tij Melania Trump janë larguar për herën e fundit nga ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

Lexo Edhe:

Presidenti dhe Zonja e Parë kanë hipur në helikopterin presidencial. dhe janë larguar duke përshëndetur me dorë.

Mediat amerikane kanë raportuar se Trump së bashku me zonjën e parë, Melania Trump do të fluturojnë për në Palm Beach, Florida para se Biden të betohet si presidenti i ri.

Trump është presidenti i parë në 150 vjet që nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit pasues.

Ndërkaq sot, presidenti i zgjedhur Joe Biden do të marr detyrën e presidentit të 46-të të ShBA’së në ceremoninë e inaugurimit./Express/