“Moment i ëmbël dhe flirtues” - Pamela Anderson ‘tundon’ Liam Neeson - Gazeta Express
string(62) "moment-i-embel-dhe-flirtues-pamela-anderson-tundon-liam-neeson"

Yjet

Gazeta Express

05/08/2025 19:57

“Moment i ëmbël dhe flirtues” – Pamela Anderson ‘tundon’ Liam Neeson

Yjet

Gazeta Express

05/08/2025 19:57

Pamela Anderson dhe Liam Neeson prej disa kohësh janë në qendër të vëmendjes, pasi po përflitet për një romancë mes tyre

Pamela Anderson dhe Liam Neeson prej disa kohësh janë në qendër të vëmendjes, pasi po përflitet për një romancë mes tyre. Më 3 gusht dy aktorët e famshëm ishin të ftuar në emisionin “Watch What Happens Live With Andy Cohen”, ku ndodhi edhe një moment i veçantë dhe shumë i përfolur.

Gjatë një segmenti të emisionit, një shikues e pyeti 58-vjeçares se cili është sekreti i lëkurës së saj gjithmonë të freskët.

Bukuroshja ikonë e viteve ’90 e zbuloi menjëherë: linja e saj e produkteve për kujdesin e lëkurës “Sonsie”. Ajo e promovoi në studio një nga produktet kryesore, buzëkuqin e buzëve “Sonsie Skin”, i cili kushton 22 dollarë.

Pasi aplikoi balsamin në buzët e saj, Pamela ia ofroi me shaka edhe yllit të filmave aksion për t’a provuar – dhe 73-vjeçari nuk hezitoi! Ai u afrua dhe “rrudhi buzët”, në një moment që moderatorët dhe publiku e përshkruan si “i ëmbël dhe flirtues”.

Mirëpo ajo që ka nxitur më shumë kureshtje është kemi apo s’kemi një romancë të re në Hollywood? Burime pranë produksionit të filmit të tyre të fundit, komedisë aksion “The Naked Gun” që sapo ka dalë në kinema më 1 gusht, kanë treguar për “People” se Neeson dhe Anderson kanë nisur të afrohen gjithnjë e më shumë, madje po “shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit”.