Superylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka publikuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale pas humbjes ndaj Aston Villës në “Villa Park”, me egjiptianin që duket qartë se ka kritikuar trajnerin Arne Slot.
Salah dhe Slot kishin pasur një përplasje publike më herët gjatë sezonit, dhe megjithëse më pas i rregulluan marrëdhëniet, raporti mes tyre nuk është rikthyer plotësisht si më parë.
Sulmuesi i dikurshëm i Chelseat nuk e ka të garantuar vendin në formacionin e parë të Slot.
Salah pritet të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit, ndërsa Slot ka deklaruar publikisht se do të vazhdojë si trajner i parë i “The Reds”.
Slot e fitoi Premier Ligënn sezonin e kaluar si trajner i Liverpoolit, por klubi nga “Merseyside” ende nuk e ka siguruar një vend në top 5 në edicionin 2025/26.
Humbja e fundit e Liverpoolit erdhi të premten mbrëma kundër Aston Villës, ku skuadra e Unai Emery fitoi 4-2 në “Villa Park”.
Salah nuk e nisi ndeshjen si titullar dhe u aktivizua në minutën e 74-të në vend të Cody Gakpo.
Pas ndeshjes, ylli i Liverpoolit reagoi në X, duke kritikuar drejtpërdrejt trajnerin Slot dhe duke kërkuar rikthimin e identitetit të vjetër të klubit.
Salah shkroi:
“E kam parë këtë klub të kalojë nga dyshuesit në besimtarë, dhe nga besimtarë në kampionë.
“Ka kërkuar shumë punë dhe unë gjithmonë kam bërë gjithçka që kam mundur për ta ndihmuar klubin të arrijë atje.
“Asgjë nuk më bën më krenar se kjo.
“Rënia jonë në një tjetër humbje këtë sezon ishte shumë e dhimbshme dhe nuk është ajo që meritojnë tifozët tanë.
“Dua ta shoh Liverpoolin të kthehet te futbolli ‘heavy metal’ sulmues që kundërshtarët e frikësojnë dhe te një ekip që fiton trofe.
“Kjo është loja që unë di të luaj dhe ky është identiteti që duhet rikthyer dhe ruajtur.
“Nuk duhet të jetë i negociueshëm dhe kushdo që vjen në këtë klub duhet të përshtatet me të.
“Fitimi i disa ndeshjeve herë pas here nuk është ajo që duhet të jetë Liverpooli.
“Të gjitha skuadrat fitojnë ndeshje.
“Liverpooli gjithmonë do të jetë një klub që do të thotë shumë për mua dhe familjen time.
“Dua ta shoh të suksesshëm edhe pas largimit tim.
“Siç kam thënë gjithmonë, kualifikimi në Ligën e Kampionëve është minimumi i domosdoshëm dhe do të bëj gjithçka që mundem për ta arritur këtë”, e mbylli egjiptiani./GazetaExpress/