Modeli bazë iPhone 12 pritet të vijë me tri kamera - Gazeta Express
string(50) "modeli-baze-iphone-12-pritet-te-vije-me-tri-kamera"

Modeli bazë iPhone 12 pritet të vijë me tri kamera

Gazeta Express

09/05/2020 21:20

Apple, modelin bazë te seria iPhone 11 e ka sjellë me dy kamera ndërsa versionet Pro dhe Pro Max me nga tri kamera.

Tani, duket se seria e re iPhone 12 do të vijë me specifika të njëjta sa i përket kamerës.

Lexo Edhe:

Sipas videos së postuar në YouTube nga Pigtou, duket se modeli bazë iPhone 12 mund të përditësohet nga dy në tri kamera. Por, kjo nuk nënkupton se versionet Pro dhe Pro Max do të kenë katër kamera.

Gjithashtu, kujtojmë se javën e kaluar janë zbuluar edhe çmimet e serisë iPhone 12, ku thuhet se mund të startojë me çmim prej 649 dollarë (rreth 585 euro).