iPhone 12 do të vijë në katër versione, më i liri me çmim prej 649 dollarësh - Gazeta Express

AutoTech

Gazeta Express

02/05/2020 19:07

iPhone 12 do të vijë në katër versione, më i liri me çmim prej 649 dollarësh

AutoTech

Gazeta Express

02/05/2020 19:07

Ndër vite, Apple gradualisht ka rritur çmimet e iPhonëve të saj.

Megjithatë, ka disa lajme të mira sepse sipas një postimi në Twitter të Jon Prosserit nga FrontpageTech, iPhone 12 mund të startojë me çmim disi të përballueshëm, shkruan ubergizmo.

Sipas postimit, iPhone 12 mund të startojë me çmim prej 649 dollarë (rreth 585 euro), transmeton Koha.net. Po ashtu, postimi sugjeron se këtë vit mund të lansohet katër modele të iPhone 12-shit dhe se modeli bazë nuk do të jetë pasardhësi i iPhone 11-shit. Modeli bazë iPhone 12 do të jetë version më i vogël me ekran 5.4-inçësh.

Gjithashtu, postimi i Prosserit zbuloi edhe çmimet e iPhonëve të tjerë, ku iPhone 12 me ekran 6.1-inç do të ketë çmim më të shtrenjtë se paraardhësi i tij prej 749 dollarë (50 dollarë më shumë), ndërsa iPhone 12 Pro do të kushtojë 999 dollarë dhe iPhone 12 Pro Max prej 1,099 dollarë.

Ai po ashtu ka shkruar se veçoria 5G do të jetë e pranishme në tërë këtë seri.