Misteri i vdekjes se gjashtë alpinistëve në Rusi - Gazeta Express

Mistere

Gazeta Express

13/04/2021 1:45

Misteri i vdekjes se gjashtë alpinistëve në Rusi

Mistere

Gazeta Express

13/04/2021 1:45

Më dy gusht të vitit 1993, një skuadër prej shtatë alpinistësh ishte futur në malet e egra të Khamar Daban, të Siberisë Jugore konkretisht në rajonin piktoresk të Buryatias

Ata ishin të përgatitur mirë, udhëhiqeshin nga instruktorja e alpinizmit dhe profesionistja me shumë përvojë, Lyudmila Korovina kurse parashikimet e motit ishin se do të këtë mot të mirë. Gjashtë nga alpinistët ishin studentë të Korovinas të cilët quheshin: Tatyana Filipenko (24), Aleksander “Sasha” Krysin (23), Denis Shvachkin (19), Viktoriya “Vika” Zalesova (16), Timur Bapanov (15) dhe Valentina “Valya” Utochenko (17) dhe planifikonin që të takoheshin me një grup tjetër alpinistësh më 5 gusht, të cilët do të udhëhiqeshin nga vajza e Lyudmilas, Natalia.

Ata kishin planifikuar dhe ishin përgatitur mirë e me përpikëri për këtë udhëtim për disa muaj dhe ishte pritur të ishte një rutinë udhëtimi për alpinistët, në mot me diell, por gjërat do të merrnin kthesë në mënyrë të çuditshme dhe vetëm njëri prej këtyre njerëzve u kthye i gjallë, së bashku me një tregim shumë të çuditshëm.

Në pjesën e parë të alpinizmit gjërat shkuan normalisht. Moti ishte përfekt, peizazhi i verës nuk ishte fare sfidues dhe ata po ja kalonin shumë mirë, madje më mirë se sa kishin pritur. Megjithatë, më 4 gusht gjërat ndryshuan për keq. Moti ndryshoi papritur dhe në mënyrë të paparashikueshme, me shira të ftohtë dhe borë që ra aq shumë saqë ndërpreu udhëtimin e tyre kurse ata u detyruan ta ndalin alpinizmin dhe të ngritin një kamp pasi që vinte stuhia.

Çuditërisht, Korovina vendos që skuadra e saj ta ngrit një kamp në një zonë të ekspozuar, në një shpat ku nuk kishte mbulesa nga pemët, një zgjidhje interesante marrë parasysh motin e keq dhe përvojën e Korovinas. Atë natë ata do të goditeshin nga një stuhi e frikshme që dëmtoi tërësisht kampin e tyre, por ata ja kishin dal dhe kishin vazhduar udhëtimin e tyre ditën tjetër. Pas kësaj, gjërat do të bëheshin të çuditshme.

Më 5 gusht, Natalia arriti në pikën e caktuar për takim me skuadrën e saj, por grupi i Korovinas nuk u pa askund. Duke menduar se grupi i tyre duhet të ishte vonuar shkaku i motit të keq, skuadra e Natalias vazhdoi rrugën, duke menduar që ata do të takohen më vonë në destinacionin e tyre, por Korovina nuk u kthye kurrë. Në fakt, deri më 10 gusht nuk pati ndonjë shenjë që grupi i humbur do të gjendet. Në këtë ditë, disa kajaker në lumin e zonës u ndeshën me një vajzë në breg që kishte gjak në rrobat e saj. Vajza tundi dorën në drejtim të tyre dhe ata dolën në breg për ta ndihmuar atë, kurse ajo ishte si mos me keq. Në të vërtetë, kur ata ju ofruan asaj ajo filloi të tregojë pa frymë një tregim që nuk kishte kuptim dhe kajakerët e dërguan atë në polici. Por, tregimi i saj do të bëhej edhe më i çuditshëm, shkruan Mysterious Universe, transmeton GazetaExpress.  

Vajza quhej Valentina “Valya” Utochenko, pjesë e grupit të humbur të Korovinas dhe tregimi i saj ishte i frikshëm. Sipas saj, në mëngjesin e pesë gushtit, moti i keq detyroi Korovinan që të vendos e të kthehet poshtë në mal duke mos vazhduar rrugën, por një seri e fenomeneve të çuditshmeve kishin ndodhur. Një anëtar i ekipit, Aleksander Krysin, filloi të shkumëzojë në gojë papritur dhe t’i rrjedhë gjak në hundë, sy dhe veshë para se kalonte në gjendje koagulimi dhe të kolapsoi i vdekur. Derisa Korovina përpiqej që ta ndihmonte atë, urdhëroi pjesën tjetër të grupit që të vazhdonin, por ajo filloi të kishte mandej të njëjtat simptoma, duke shkumëzuar nga goja, rrjedhje gjaku nga veshët, hunda dhe sytë para se ajo të vdiste në të njëjtën mënyrë. Tatyana vrapoi në përpjekje për ta ndihmuar lideren e tyre, por edhe ajo pësoi të njëjtat simptoma. por kishte vdekur nga përplasja e saj në një shkëmb të madh. Shpejt, gjithçka do të shndërrohej në kaos aty, grupi po rrëzoheshin njëri pas tjetrit, duke grithur qafën e tyre, duke shqyer tesha dhe  duke vjellë gjakë.

“Denisi filloi të fshihet prapa gurëve dhe të ikte, Tatyana i binte me kokë gurëve, Victoria dhe Timur ndoshta nuk kishin vetëdije. Lyudmila Ivanovna vdiq nga një sulm në zemër. Pas pak momentesh, dy vajza filluan në fillim të rrotulloheshin në kodër, shqyen rrobat e tyre, kapnin fytin, simptomat ishin të njëjta, djali ra pas tyre. Vajza u përkul mori çantën e shpinës dhe vrapoi. Derisa vajza u përkul për ta marrë çantën, kur ngriti kokën, djali i fundit që kishte të njëjtat simptoma rrotullohet në tokë”, kishte thënë Valentina.

 Sipas Valentinës, atë e kapi paniku dhe vrapoi me sa fuqi kishte, duke u kujdesur për veten në mal për derisa ditë deri në momentin kur nuk mund të vraponte më. Pas kësaj ajo kishte ecur nëpër malin e egër për disa ditë dhe kishte përjetuar një lloj ekstaze dhe ndihej e trullosur derisa kishte arritur të lumi dhe ishte shpëtuar. Kur erdhi ky rrëfim i saj, një skuadër u dërgua për të marrë trupat për të kryer autopsinë.

Çuditërisht, pavarësisht simptomave misterioze të përshkruara nga Valentina, mjekët thanë se ata kishin vdekur nga hipotermia, përjashto Lyudmilan, e cila kishte pësuar sulm në zemër, por ata zbuluan po ashtu çrregullim të mushkërive dhe mungesë të proteinave edhe pse alpinistët ishin ushqyer mirë. Sa u përket autoriteteve, ky rast mbyllet dhe vdekjet ishin “aksidentale”, por çfarë në të vërtetë ndodhi atje? Të gjashtë njerëzit ishin alpinist me përvojë dhe të shëndetshëm dhe të vdesin brenda pak minutash ndërsa shkumëzonin nga goja, gjakoseshin dhe godisnin kokën në gurë, a kemi të bëjmë këtu me hipotermi? Pse ishte Valentina, e cila nuk i përjetoi asnjë nga këto simptoma misterioze, e cila doli e padëmtuar nga kjo histori?

 Ka shumë teori të thëna për atë çfarë ka ndodhur aty. Njëra është se ata u ndeshën me diçka që nuk duhej ta shihnin dhe u vranë nga ushtria ruse, por nëse është kështu pse nga sëmundja misterioze dhe pse Valentina u kursye nga vdekja?

Mund të jetë edhe ndonjë test i ndonjë arme sekrete kimike apo biologjike që do të bëhej në atë zonë dhe alpinistët ishin në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar, apo ata ishin në ndonjë vend me mbetje radioaktive në tokë, por përsëri, pse mbijetoi Valentina?

Në të vërtetë, shumë alpinist kanë kaluar nga e njëjta zonë, andaj pse ata nuk u helmuan në të njëjtën mënyrë? Po ashtu mund të këtë qenë uji i kontaminuar, kërpudhat e helmuara që ata kanë ngrenë apo ndoshta ata kanë vdekur me të vërtetë nga hipotermia ashtu si thotë raporti zyrtar, por Valentina thotë se ata ishin të përgatitur me elementet e nevojshme në rast se shfaqet hipotermia? Natyrisht, ekziston po ashtu mundësia që e mbijetuara, Valentina, nuk e ka treguar tërë tregimin dhe që ajo di diçka por nuk e tregon, por ajo ka refuzuar të flet për këtë rast që nga ajo kohë, duke e lënë tërë ngjarjen mister. Ne, ndoshta kurrë nuk do të mësojmë të vërtetën se çfarë ju ndodhi këtyre njerëzve dhe ky tregim do të mbetet një enigmë kriptike e egërsisë së natyrës. /GazetaExpress/