Misteri i fosileve që u zbuluan në një kopsht - Gazeta Express
string(45) "misteri-i-fosileve-qe-u-zbuluan-ne-nje-kopsht"

Mistere

Gazeta Express

30/04/2021 1:32

Misteri i fosileve që u zbuluan në një kopsht

Mistere

Gazeta Express

30/04/2021 1:32

Fosili që i takon epokës “Jurassic” është zbuluar në një kopsht në Walsall nga një fëmijë gjashtë vjeçar

Siddak Singh Jhamat ka zbuluar fosilin derisa kërkonte një dhuratë për ta bërë për Krishtlindje. Vish Singh, babai i Siddakut, ka thënë se ai e kishte parë këtë fosil në një grup të Facebookut dhe dëshironte që këtë zbulim ta ndante me Muzeun e Gjeologjisë të Universitetit të Birminghamit.

Lexo Edhe:

Pasi kishte kërkuar përgjigje në internet, Singhut i ishte thënë që shenjat në fosil tregonin se ai ishte një koral Rugosa, që ka ekzistuar para diku 251 deri në 488 milionë viteve, transmeton GazetaExpress.

Siddak tha se ai ishte “i lumtur” se e kishte gjetur këto fosile në kopshtin e tij, pasi që ai po kërkonte diçka tjetër.

“Thjesht po gërmoja mos do ta zbulojë ndonjë krim apo ndonjë qeramikë të mbetur kur rreth këtij guri, i cili duket paksa si bri, mendova se është ndonjë dhemb apo një thua apo një bri, por zbulova që ishte një pjesë e një korali që quhet “bri koral”, tha ai.

“Isha shumë i lumtur për atë që ishte”.

Singh i tha PA-së se ai dhe djali i tij “ishin të befasuar” që kanë zbuluar një koral Rugosa.

“Ai zbuloi një koral bri dhe disa pjesë të tjera të vogla afër tij, pastaj ditën tjetër kur ai filloi të gërmojë përsëri zbuloi një bllok rëre të ngurtësuar”, tha ai.

“Në të kishte shumë molusqe dhe guaska deti dhe një gjë që quhet krinoid, të cilat duken si tantakulat e kallamarit, kështu që kishim të bënim me një gjë parahistorike”.

Korali Rugosa ka ekzistuar në epokën Paleozoike (251-500 milionë viteve), thotë Singh.

Duke shpjeguar më shumë për këtë zbulim të rrallë, Singh thotë se “Anglia në atë kohë ishte pjesë e Pangeas, një tokë në mes të kontinenteve”, duke shtuar se “Anglia ishte nën ujë”.

Familja po ashtu thotë se nuk jeton në zonën që njihet për fosile – si bregu Jurassic në Anglinë Jugore – por ata kanë gjetur shumë argjile në kopshtin ku është zbuluar edhe ky fosil.

“Shumë njerëz me kanë komentuar se sa mirë është të zbulosh diçka në kopsht”, shtoi Singh.

“Ata thonë se mund të zbulosh fosile në të nëse shikon rregullisht për ta, por të zbulosh një pjesë sikurse kjo është më të vërtetë unike”. /GazetaExpress/