Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetic, i ka reaguar Avokatit të Popullit të Gjykatë Speciale, Pietro Spera, pasi ky i fundit përmes një video të publikuar sot ka treguar për punën e tij rreth mbikëqyrjes së hapësirave të paraburgimit. Spera gjithashtu ka thënë se gjatë punës së tij iu ka ofruar edhe takime privat e konfidenciale të paraburgosurve, megjithatë sipas tij, disa kanë pranuar ta takojnë, disa jo.
Misetic në profilin e tij në “X” ka thënë se përderisa Avokati i Popullit të Speciales flet për mandatin e tij “të pavarur për të monitoruar dhe për të mbrojtur të drejtat fundamentale të të akuzuarve”, i njëjti asnjëherë në gjashtë vite nuk e ka kontaktuar asnjë prej avokatëve mbrojtës të Hashim Thaçit.
Tutje Misetic, përmed Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, duke thënë se Qelaj është interesuar në mënyrë aktive dhe e ka kontaktuar në vazhdimësi.
“Ndërsa Avokati i Popullit i DHSK-së thotë se mandati i tij është të “monitorojë, mbrojë dhe të mbrojë në mënyrë të pavarur” të drejtat themelore të të akuzuarve, ai nuk i ka kontaktuar avokatët e Hashim Thaçit as edhe një herë në 6 vjet. Në të kundërt, Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, ka kontaktuar në mënyrë aktive si pjesë e përpjekjeve të tij të monitorimit”, ka shkruar Misetic.
While the KSC Ombudsperson says his mandate is to 'independently monitor, defend, and protect' the fundamental rights of the accused, he has not contacted Hashim Thaçi’s lawyers even once in 6 years. In contrast, the Ombudsperson of the Republic of Kosovo, Naim Qelaj, has… https://t.co/RVuf34kOWB
— Luka Misetic (@MiseticLaw) July 3, 2026