Mirror: ‘Në 2024 do jetë fundi i njerëzimit’ - Gazeta Express
string(41) "mirror-ne-2024-do-jete-fundi-i-njerezimit"

Mistere

Gazeta Express

07/12/2023 21:35

Mirror: ‘Në 2024 do jetë fundi i njerëzimit’

Mistere

Gazeta Express

07/12/2023 21:35

Skenarët për vitin e ri janë ogurzi. Sipas Doomsday Clock, viti 2024 do të shënojë fundin e njerëzimit, shkruan gazeta britanike ‘Mirror’.

Ora me akrepat e saj që rri pezull afër mesnatës (‘Ora e Ditës së Gjykimit’) është një pajisje simbolike e krijuar për të paralajmëruar botën se sa afër është dënimi.

Lexo Edhe:

Në vitin 2024, pas një viti të shënuar nga lufta, kaos politik dhe fatkeqësi natyrore, situata do të jetë aq dramatike sa do të çojë në zhdukjen e specieve njerëzore, por edhe të mbretërisë së kafshëve.

‘Kur ora të shënojë mesnatë, ose do të ketë një luftë bërthamore ose një ndryshim katastrofik klimatik që do të zhdukë banorët e planetit’, komenton botimi përkatës.

Ora e ‘Ditës së Kijametit’ daton në ditët e para të Luftës së Ftohtë. Artikujt e revistës i kushtohen kryesisht rreziqeve të armëve bërthamore. Pajisja simbolike u krijua pjesërisht nga shkencëtarë dhe inxhinierë që ndihmuan në projektin e famshëm të Manhatanit (1947).