Miriam Cani ndan një video bashkë me djalin dhe vajzën - Gazeta Express
string(54) "miriam-cani-ndan-nje-video-bashke-me-djalin-dhe-vajzen"

Gazeta Express

24/11/2020 13:42

Miriam Cani ndan një video bashkë me djalin dhe vajzën

Gazeta Express

24/11/2020 13:42

Miriam Cani dhe Alban Skenderaj janë ndër çiftet më të pëlqyera në vend, kjo për shkak baladave që dyshja kanë sjellë së bashku.

Baladat e çiftit si duket janë ndër baladat më të pëlqyera e më të dëgjuara, shkruan Express Rozë.

Lexo Edhe:

Miriam Cani ka qenë gjithmonë më e rezervuar kur është përfolur për jetën e saj private, ajo shumë pak ka postuar edhe foto në llogarinë e saj në Instagram duke mos dhënë kështu shumë detaje.

Miriam Cani dhe Alban Skenderaj si fryt të dashurisë kanë sjellë në jetë një vajzë e pas disa vitesh ata kanë vendosur ta rrisin familjen e tyre edhe me një djalë, ata duken më të lumtur se kurrë dhe duken të kompletuar me njëri tjetrin.

Së fundmi Miriami ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka në dorë djalin e saj teksa luan bashkë me të ndërsa vajza Ameli është shtrirë në divan.

Ajo përkrah videos ka vendos një zemër ku duket edhe bota brenda, që do të thotë “My world” ose Bota ime.

Së fundmi ajo ka bërë edhe një video profesionale ku ka zbuluar profilin e djalit të saj gjë që nuk e ka bërë më përpara.

“Duam, si e do natyra diellin. Duam, si e duan yjet qiellin. Ti më ke frymëzuar të krijoj diçka që është̈ e mbushur plot dashuri e mirësi. E pastër si dashuria e nenës!”, ka shkruar Miriami përkrahë videos.