Minnesota Timberwolves ka arritur ta ngushtojë rezultatin e serisë përballë Dallas Mavericks në finalen e Konferencës së Perëndimit.
Në ndeshjen e katërt të zhvilluar, Timberwolves kanë fituar me pesë pikë epërsi 105:100 duke ngushtuar epërsinë në 3:1.
Çerekun e parë e fitoi Minnesota, ndërsa atë të dytin Dallasi, me skuadrat që shkuan në pushim me rezultat të barabartë.
Çereku i tretë ishte vendimtar për fituesin. Për periudhë e fitoi Dallasi me pesë pikë avantazh, derisa ai i fundit u mbyll baras dhe kështu falë epërsisë së fituar në çerekun e tretë, arritën fitoren e parë në seri.
Anthony Edwards ishte fantastik në këtë takim me 29 pikë, 10 kërcime dhe nëntë asistime në fitoren e Timberwolves.
Me lojë të mirë u dallua edhe qendra Karl-Anthony Towns me 25 pikë.
Tek Dallasi nuk kreu punë ‘Triple-Double’ i Luka Doncic me 28 pikë, 15 kërcime dhe 10 asistime.
Tashmë seria finale e Perëndimit është 3:1 për Dallas Mavericks dhe sfida e pestë zhvillohet në mëngjesin e së premtes nga ora 02:30./Gazeta Express/
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...