Ministria e Agim Veliut e përzë nga Kosova ish-këshilltarin amerikan të Albin Kurtit - Gazeta Express
string(73) "ministria-e-agim-veliut-e-perze-ish-keshilltarin-amerikan-te-albin-kurtit"

Ministria e Agim Veliut e përzë nga Kosova ish-këshilltarin amerikan të Albin Kurtit

Gazeta Express

24/09/2020 18:34

Ministria e Agim Veliut ka vendosur të mos i jap leje të qëndrimit në Kosovë ish-këshilltarit të Albin Kurtit, amerikanit Tienmu Ma.

Ministria e Punëve të Brendshme nuk ia ka pranuar kërkesën për lejeqendrim në Kosovë shtetasit amerikan, Tienmu Ma.

Lexo Edhe:

Këte e ka konfirmuar për Gazetën Express, Shef i Kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj.

“Komisioni ka pru vendim që nuk i ka plotësu kushtet për ta marrë lejeqendrimin, në bazë të rregullave. Vendimi del nesër, ose këto ditë”, ka thënë Gecaj për Gazetën Express.

Tienmu Ma ka qenë këshilltar i ish-kryeministrit Albin Kurti dhe ka nënshtetësi amerikane.

Nuk dihen arsyet pse nuk i është pranuar kërkesa për lejeqendrim, vetëm se Gecaj thotë se komisioni që bën vlerësimin se a duhet t’i jepet lejeqendrimi një shtetasi të huaj, ka gjetur se Ma nuk i ka plotësuar kërkesat e nevojshme. /Express/