Minigolf: Paraqitje e mirë e Kosovës në Çeki - Gazeta Express
string(43) "minigolf-paraqitje-e-mire-e-kosoves-ne-ceki"

Minigolf: Paraqitje e mirë e Kosovës në Çeki

Gazeta Express

10/08/2020 11:51

Federata e Minigolfit e Kosovës e ka shënuar aktivitetin e parë zyrtar për vitin 2020 duke u paraqitur zyrtarisht në garën e Lytomisl Open 2020 në Republikën e Çekisë me dyshen e lojtarëve unik, Leo Keka dhe Agim Keka, të cilët njëherazi janë babë e bir.

Lexo Edhe:

Lojtarët kosovarë kanë pasur paraqitje të mirë, sidomos duke pasur parasysh rrethanat e pandemisë.

Federata e Minigolfit synon t’i arrijë së paku 15 aktivitete edhe për vitin 2020 duke filluar së shpejti me garat kombëtare por edhe duke marrë pjesë në garat e ardhshme në Çeki, si dhe në Republikën e Shqipërisë!

Federata e Minigolfit e ka falënderuar Ministrinë e Sportit për përkrahje. /Gazeta Express/