Salla “Minatori” në Mitrovicë është mbushur përplot në tubimin përmbyllës të fushatës së kandidatit të PDK-së për kryetar të komunës, Arian Tahiri.
Në një atmosferë festive e entuziaste, qytetarët mitrovicas kanë brohoritur vazhdimisht emrin e Tahirit, duke shprehur përkrahjen e tyre për kandidatin që PDK e ka cilësuar si “djalin e punës dhe dinjitetit të Mitrovicës”.
Tubimi u shoqërua me fjalime motivuese, muzikë dhe energji të lartë nga të pranishmit, ndërsa në skenë doli edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili theksoi se Mitrovica “nuk thyhet, nuk frikësohet dhe nuk blihet”.
Kjo ngjarje shënon përmbylljen e fushatës së PDK-së në Mitrovicë, me thirrjen për unitet dhe mbështetje për Arian Tahirin në zgjedhjet e së dielës.