Milik, objektiv i Tottenhamit - Gazeta Express
string(34) "milik-behet-objektiv-i-tottenhamit"

Milik, objektiv i Tottenhamit

Gazeta Express

03/04/2020 16:53

Sulmuesi polak pritet të largohet nga Napoli, i cili e vlerëson atë 40 milionë euro

Arkadiusz Milik është bërë objektiv i Tottenhamit.

Lexo Edhe:

Për këtë siguron mediumi “Football London”, përcjell “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi polak e ka refuzuar ofertën për ta nënshkruar kontratën e re me Napolin.

Prandaj, klubi italian ka vendosur ta shesë lojtarin.

Milik vlerësohet afro 40 milionë euro prej klubit nga “San Paolo”.

Futbollistit i ka mbetur vetëm edhe një vit kontratë me Napolin.

Krahas Tottenhamit, interesim për sulmuesin e rrezikshëm ka shfaqur edhe Milani, i cili e sheh atë si zëvendësues ideal të Zlatan Ibrahimovicit.

Milik ka shkëlqyer këtë sezon me Napolin në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/