Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovic, dje bëri një përmbledhje të takimeve që ka zhvilluar në Samitin e Paqes për Ukrainën, mirëpo nuk e përfshiu presidenten Osmani, e cila kishte njoftuar për këtë takim dypalësh.
Mirëpo, Milatovic sot ka publikuar edhe disa fotografi nga takimet në Zvicër ku shihet edhe fotografia e takimit me Osmanin. Përveç Osmanit, Milatoviq ka takuar presidentin e Shqipërisë, presidenten e Maqedonisë së Veriut e atë të Sllovenisë.
“Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë një nga tre shtyllat më të rëndësishme të politikës sonë të jashtme”, ka shkruar ai.
Dobrosusjedski odnosi su jedan od tri najvažnija stuba naše vanjske politike.
Susreti sa @nmusar , @VjosaOsmaniPRKS, @gogamkd , @AndrejPlenkovic, @BajramBegajAL i #denisbecirovic na mirovnom samitu za Ukrajinu. pic.twitter.com/9dDaH6G5RJ— Jakov Milatovic 🇲🇪🇪🇺 (@JakovMilatovic) June 17, 2024
Që dje nuk njoftoi për takimin me Osmanin, Milatovic u kritikua në Mal të Zi.
Një komentues në X i ka drejtuar pyetje Milatovicit.
“Derisa Vjosa Osmani me krenari e thekson takimin me Jakov Milatovic, ai e fsheh me ngulm atë nga publiku malazias.Pse?”, ka shkruar Nikola Pavlicevic.
Ndërsa, ish-Kryediplomati malazez Miodrag Vlahovic dje ka thënë se ky ishte një takim i vërtetë e jo ato kur këmbë fotografohesh me ndonjë liderë.
“Kjo ishte, pra, një bisedë e vërtetë, jo ato kur fotografohesh në këmbë me ndonjë burrë shteti dhe më pas e shpallni “bisedë”. Nuk e pashë tëeetin tuaj?”, ka shkruar Vlahovic.
Ai më pas i është drejtuar Vjosa Osmanit të cilën e ka falënderuar për miqësinë dhe ia ka uruar Bajramin.