Presidentja Vjosa Osmani e cila po qëndron në Samitin e Paqes për Ukrainën e ka takuar dje homologun e saj malazez Jakov Milatovic me të cilin njoftoi se ka folur “për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes”.
Por, pala tjetër, Presidenti Milatovic, i cili i ka bërë një përmbledhje takimeve, nuk e ka përfshirë takimin me Osmanin.
“Përfitova nga pjesëmarrja në Samitin e Paqes për Ukrainën për të biseduar me zyrtarë të shumtë rajonalë dhe botërorë në margjinat e aktivitetit, duke pohuar kontributin që Mali i Zi jep në politikat e stabilitetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.
Si President i Malit të Zi, jam krenar për faktin se vendi ynë, në marrëdhëniet ndërkombëtare, perceptohet si një partner i besueshëm, e ardhmja e të cilit është e lidhur padiskutim me anëtarësimin e afërt në BE.
Dora e miqësisë dhe bashkëpunimit mbetet e shtrirë për të gjithë miqtë tanë!”, ka shkruar ai.
Učešće na mirovnom Samitu za Ukrajinu iskoristio sam da na marginama događaja razgovaram sa brojnim regionalnim i svjetskim zvaničnicima, afirmišući doprinos koji Crna Gora daje politikama stabilnosti i međusobnog razumijevanja.
— Jakov Milatovic 🇲🇪🇪🇺 (@JakovMilatovic) June 16, 2024
Kao Predsjednik Crne Gore, ponosan sam na… pic.twitter.com/o70dPfKGwm
Kjo nuk i ka shpëtuar një komentuesi në X i cili i ka drejtuar pyetje Milatovicit.
” Derisa Vjosa Osmani me krenari e thekson takimin me Jakov Milatovic, ai e fsheh me ngulm atë nga publiku malazias.Pse?”, ka shkruar Nikola Pavlicevic.
Dok @VjosaOsmaniPRKS ponosno istice razgovor sa @JakovMilatovic on to uporno krije od crnogorske javnosti. Zasto ? pic.twitter.com/Jo5gzFTIOy
— Nikola Pavlicevic (@pavlicevicn7) June 16, 2024