Milani interesohet sërish për Rakiticin - Gazeta Express
string(39) "milani-interesohet-serish-per-rakiticin"

Milani interesohet sërish për Rakiticin

Gazeta Express

04/04/2020 18:13

E përditshmja spanjolle Mundo Deportivo raporton se Milani do të tentojë edhe një herë ta transferojë Ivan Rakiticin nga Barcelona gjatë afatit kalimtar, mirëpo paga e tij prej tetë milionë eurosh në vit mbetet problem i madh për kuqezinjtë.

Sipas gazetës spanjolle, Milani do të tentojë për herë të tretë t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit kroat të Barcelonës, Ivan Rakiticin, duke e transferuar atë në San Siro në fund të këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Drejtuesit e Milanit e shohin Rakiticin si një lider dhe yll që do të ndihmonte shumë jo vetëm në repartin e mesfushës, por do t’i udhëzonte edhe lojtarët më të rinj të skuadrës së Milanit për zhvillimin e tyre në karrierë.

Kroati 32-vjeçar ka kontratë me Barcelonës të vlefshme deri në qershor të vitit 2021, mirëpo katalonasit do të duhet ta shesin atë gjatë këtij afati kalimtar të verës për të mos e humbur për asnjë vend gjatë verës së ardhshme.

Megjithatë, Milani përballet me dy probleme në tentimin për ta siguruar transferimin e Rakiticit. Fillimisht, kuqezinjtë përballen me garë nga Sevilla e pastaj e kanë problem ta përballojnë edhe pagën e tij prej tetë milionë eurosh në sezon.

Atletico Madridi gjithashtu thuhet se është njëri ndër opsionet e Rakiticit për të ardhmen e tij, mirëpo Barcelona do të preferonte ta shesë atë në Itali, ku edhe Interi ishte interesuar për kroatin në të kaluarën. /Gazeta Express/