Milani dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Christopher Nkunku në “San Siro”.
Gazetari sportiv italian dhe njëherësh eksperti i transfereve, Fabrizio Romano njofton se marrëveshja është arritur për 37 milionë euro plus 5 milionë euro nga bonuset, si dhe nga shitja e radhës eventuale e lojtarit do të përfitojnë përqindje edhe “Blues”, përcjell “Gazeta Express”.
Nkunku do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me “Rossoneri”.
Dy klubet janë duke i shkëmbyer dokumentet dhe hapi i radhës është planifikimi i udhëtimit, testet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës.
Milani qe një kohë ishte në kërkim të një sulmuesi dhe duket se më në fund drejtori sportiv, Igli Tare, ka rënë në të. /Gazeta Express